Duke filluar nga 1 maji, në të gjitha ambasadat, përfaqësitë diplomatike dhe misionet konsullore të Kosovës, do të lëshohen dokumentet udhëtimi të qytetarëve kosovarë.
Këtë vendim e ka marrë dje Qeveria e Kosovës, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka bërë përgatitjet teknike për dhënien e pasaportave të qytetarëve të Kosovës.
Për këtë qëllim MPJ-ja ka dërguar edhe zyrtarë shtesë nëpër përfaqësitë diplomatike për të përgatitur stafin konsullore për të dhënë pasaportat për aplikuesit.
Po ashtu, me këtë vendim, shtetasit e Kosovës mund të pajisen me dokumente udhëtimi nëpër këto përfaqësi diplomatike në rast të humbjes së dokumenteve, si dhe vazhdimit të tyre.