Tashmë jo vetëm Rita Ora, Dua Lipa apo Era Istrefi po pushtojnë mediat botërore. Është edhe shqiptarja tjetër, Bebe Rexha, e cila dita ditës po shndërrohet në një yll të muzikës botërore.
Krijuesja e hitit “No Broken Hearts” ishte e ftuar në emisionin më të shikuar në Amerikë “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.
Ylli shqiptar ka performuar këngën e saj më të re “In the Name of Love”, të cilën e ka realizuar në bashkëpunim me Martin Garrix.
Më këtë paraqitje Bebe Rexha ka dëshmuar dëshmuar suksesin e saj, teksa vazhdimisht është u kërkuar nga fansat të cilët i dëgjojnë të gjitha këngët e saj.
Prezantuesi Jimmy Fallon ka prezantuar këngëtaren duke e lavdëruar e duket treguar se albumi i saj debutues vjen këtë vjeshtë.
Albinfo.ch