Një aeroplan i kompanisë Swiss është detyruar të aterrojë dhunshëm në aeroportin Heathrow të Londrës. Pas nisjes nga aeroporti I përmendur piloti e ka pare veten të detyruar të kthehej mbrapshtë për shkak të problemeve teknike që iu paraqitën.
Sidoqoftë, 162 pasagjerët që ndoidheshin në aeroplanin “Airbus 320” e kaluan këtë turbulence pa pasoja. Ata u detyruan të qëndronin edhe një natë në Londër, dhe sot (e martë) u transportuan për në Cyrih, shkruan drs.ch.
Sipas kompanisë Swiss defekti kishte të bënte me hidraulikën që shfrytëzohet në drejtimin e aeroplanit.