Moti i ngrohtë dhe me diell që në Zvicër po mban tash një muaj, ka ndikuar në ngritjen e madhe të shkallës së koncentrimit të ozonit.
Kështu, në disa lokalitete të vendit, është tejkaluar shkalla 120, e cila, në kushte normale, brenda vitit tejkalohet më së shumti një herë.
Përqendrimi i ozonit, zakonisht më i madh është në orët e pasdites. Ndërsa të shtunën, në disa lugina, ai ka kaluar shkallën normale që në orët e mëngjesit, gjë që tregon për seriozitetin e gjendjes.
Ozoni bartet nga Mesdheu, përmes erës së ngrohtë të jugut, e cila në Zvicër mbërrin duke kaluar nëpër luginën e lumit Po (Itali) dhe më tej përmes luginave, në zvicrën e jugut.