Mesfushori i Zvicrës, Valon Behrami ka lënë të hapur mundësinë për të përfaqësuar Kosovën. Mesfushori i Watford ka thënë se shumë shpejtë do të qartësojë të ardhmen e tij, shkruan albinfo.ch.
“Fatkeqësisht kam lexuar shumë lajme të pavërteta rreth të ardhmes time në Kombëtare. Shumë shpejtë do ta bëj të qartë”, ka shkruar Behrami në ‘Twitter’.
Behrami e ka shprehur disa herë më parë se nuk do ta ndërrojë përfaqësuesen e Zvicrës për atë të Kosovës. Ai është zëvendëskapiten në skuadrën përfaqësuese të helvetëve.
Kosovës së fundi iu bashkuan Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala.