Agim Agushi, rekordmeni nga Kosova ka vazhduar me sukses duke shënuar rekorde të reja botërore edhe gjatë këtij viti .
Agushi ka arritur ta thyej rekordin botëror të ecjes prapa, duke zhongluar topin me kokë, 4 km e 232 metra për 1 orë e 45 minuta, njofton “albinfo.ch”. Këtë sukses ai e arriti në qytetin Krov të Gjermanisë.
Zhongleri më i mirë në botë Agushi, deri më tani ka arritur 14 rekorde botërore dhe 2 certifikata Guinnes. Kjo është një arritje e madhe për Agushin i cili në vitin e kaluar e futi në Librin e Guinnnes-it qytetin e tij, Vitinë.

