Ky projekt është konceptuar në tri faza të rëndësishme.
Faza ë parë është Castingu me fëmijë dhe të rinj që ka filluar në mars dhe do të vazhdojë deri në 6 Korrik 2011.
Në këtë proces fëmijët bëjnë improvizime të ndryshme duke filluar nga studimet e thjeshta deri te situata të papritura. (p.sh përballja me objekte imagjinare), deri tek inskenimi i përrallave të njohura të vëllezërve Grimm.
Në fazën e dytë, mendohet të realizohet spektakli final i Castingut, ku me muzikën ilustruese të disa prej Musical-ve të njohur botërore si p.sh, Mary Poppins, fëmijët do të kenë mundësi të shfaqin aftësitë dhe talentin e tyre përpara prindërve, miqve dhe shokëve.
Mbetet edhe pak për të kapur ëndrrën!
Faza e tretë, pra 24 gusht, është fillimi me realizimin konkret të këtij projekti.
Për më tepër, shikoni galerinë tonë.