Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin me ambasadorin suedez, Lars Wahlund tha se Kosova kërkon marrëdhënie kontraktuale me BE-në që do të ndihmonte vendin në adresimin e sfidave aktuale dhe vazhdimin e procesit të reformave.
Presidentja e vendit, po ashtu, vlerësoi se ndarja e Kosovës dhe çfarëdo riaranzhimi i brendshëm nuk është opsion, meqë do ta destabilizonte gjithë rajonin.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se presidentja Jahjaga e vlerësoi lart ndihmën që Suedia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e saj, si dhe për procesin e përafrimit të vendit me BE-në.