“Ne jemi të pikëlluar pasi që Fatmir Hajdari është dëbuar. Por, mjerisht kështu e kërkon ligji në Gjermani”, thotë komandanti i zjarrfikësve, Eike Eilers. Ai, ashtu si dhe të gjithë zjarrfikësit e Hohenkirchen-it falënderojnë Fatmirin dhe familjen e tij për angazhimin e tyre, “Sa herë që njësia jonë zjarrfikëse planifikonte diçka, Fatmiri ishte aty. Nga shtatori i vitit 2015 ai kishte punuar në orar 100 për qind, duke u bërë kështu një zjarrfikës shembullor. Edhe jashtë punës së tij, e gjithë familja ishte tejet aktive në Hohenkirchen.
Kërkesa për azil e familjes Hajdatri është hedhur poshtë. “Duhet thënë, nuk është kohë e lehtë për njerëzit nga Kosova, një vend i rrethuar nga shtetet e BE-së, nga të cilat kushdo mund të jetojë dje punojë atje ku dëshiron. Por, për Fatmirin dhe familjen e tij, mjerisht nuk vlen një gjë e tillë”, shpreh keqardhjen Eilers.
Zjarrfikësit, ish kollegë të Fatmirit, i dëshirojnë atij dhe familjes që të fitojë shansin për t`u kthyeer sërish në Gjermani. “Dyert tona janë gjithnjë të hapura për ty dhe ne do të mbajmë gjithmonë një helmetë të lirë për ty!”, shkruajnë ata.
Njësia e zjarrfikësve kishte tentuar në fillim të vitit që përmes një peticioni t`ia mundësojë Fatmir Hajdarit qëndrimin në Gjermani, por pa sukses. Fatmiri madje, kësj vere do të duhej të absolvonte kualifikimin e tij si zjarrfikës.
Hajdari me familjen e tij kishte ardhur në Gjermani në maj të vitit 2015 së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij ndësa në shtator ai qe bërë zjarrfikës. Veç kësaj ai është angazhuar gjithandej, veç tjerash edhe si pëkthyes për refugjatët tjerë. Edhe gruaja e toj ishte angazhuar po ashtu duke ndihmuar në aktiovitetet e zjarrfikësve ndërsa të gjithë pjesëtarët e familjes ishin angazhuar në shoqata sportive.
Djali i tij, 18 vjeçar kishte ndjekur shkollimin profesional, drejtimin e elektroteknikës ndërsa dy vajzat, 15 dhe 13 vjeçare vijonin shkollimin në Hohenkirchen,
“Fatmiri dhe familja e tij që nga fillimi janë përpjekur të integrohen në shoqërinë tonë. E gjithë familja ka dhënë shembullin që tregon se integrimi mund të funksionojë po pati njeriu vullnet.
