Karshi rënies së Euros, Frangu i Zvicrës është ngjitur për të arritur vlerën e 1.2774 frangave zvicerane për një euro, njofton « 20 Minutes ».
Këto lëvizje të kurseve devizore ndërlidhen me bisedimet rreth planit të shpëtimit që ka filluar mes Portugalisë, përfaqësuseve të UE dhe Fondit monetar ndërkombëtar si dhe spekulimet e ri-strukturimit të borxhit të Greqisë.
Në fillim të muajit prill, Portugalia u obligua të kërkojë një ndihmë nga jashtë për të stabilizuar finansat e saja publike.