Futbollisti Mërgim Berisha vazhdon të shkëlqejë në Bundesligën austriake.
Talenti nga Kosova, pas katër golave, të shënuara në tri ndeshje te skuadra e Lieferingut në Ligën e dytë të Austrisë, për të dytën herë brenda pak javësh ka arritur të shënojë edhe një het trik tjetër.
Në ndeshjen miqësore që përfundoi 4:4 mes RB Leipzig dhe Liefering, 18-vjeçari arriti të shënojë tri gola në 20 minutat e parë të ndeshjes.
Berisha i përket skuadrës së Salzburgut, ndërsa ka dy vjet që luan mes të rinjve të Salzburgut dhe Liferingut, klub që i përket Salzburgut dhe merr pjesë në divizionin e dytë austriak.