Jahmir Hyka në formacionin më të mirë të javës në Zvicër. Mesfushori shqiptar i cili po kalon një moment të shkëlqyer forme me skuadrën e Luzernit është përfshirë nga gazeta presitigjoze ‘Blick’ në 11-shen më të mirë të javës së tretë të Superligës zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Gjithçka e merituar për 28-vjeçarin për vetë faktin pasi Hyka ishte lojtari më i mirë në fushë për skuadrën e tij në humbjen që pësoi Luzerni me shifrat 3:2 ndaj kampionëve në fuqi të Baselit në “Swispor Arena”.
Hyka ishte autori të dy golave që realizoi formacioni i trajnerit Markus Babbel duke përmbysur rezultatin nga 0:1 në 2:1, megjithatë dy golat e Mark Jankos në fund bënë që sfida të fitohej me shifrat 2:3 nga Baseli.
Në ndeshjen e së dielës ku përballë si kundërshtar kishte Taulant Xhakën, Jahmir Hyka ishte thjeshtë fantastik, pasi përveç se realizoi dy golat e skuadrës së tij çdo aksion sulmues i Luzernit kalonte nga këmbët e 28-vjeçarit shqiptar.
Në formacionin më të mirë të javës nga gazeta ‘Blick’ përkrah Jahmir Hykës janë rreshtuar edhe emra të tillë si francezi Horoau i Young Boys apo Marc Janko i Baselit.
Për Jahmir Hykën i cili pret një ftesë në kombëtare për ndeshjet ndaj Marokut dhe Maqedonisë nga trajneri i kombëtares kuqezi Gianni De Biasi ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe pse luan si mesfushor krahu në tre javët e para të Superligës zvicerane ish-lojtari i Tiranës ka arritur të realizojë tre gola.