Në Ulqin është mbyllur manifestimi i përvitshëm letrar “Kalimera Poetike 2016” i organizuar nga Shoqata Kulturore Art-Club-Ulqini. Në edicionin e sivjetmë të “Kalimerës” morën pjesë tre poetë mysafirë: Flutura Açka (Shqipëri), Ag Apolloni (Kosovë) dhe shkrimtari nga Sanxhaku, Enes Halilovic.
Nata e parë e këtij manifestimi iu kushtuar krijimtarisë së Flutura Açkës, për të cilën foli Liridona Sinishtaj. Më pas, në natën e dytë, u fol për krijimtarinë e shkrimtarit nga Prishtina, Ag Apolloni, për të cilin foli Albulena Blakaj – Gashi, studiuese e letërsisë, kurse nata e tretë iu kushtua shkrimtarit boshnjak, Enes Haliloviq, për krijimtarinë e të cilit foli gazetari dhe publicisti Vlatko Dimunoviq.
“Kalimera poetike” sivjet u përcoll edhe me aktivitete të tjera si me ekspozitën fotografike të piktorit ulqinak Qazim Muja në ambientet e Kullës së Balshajve, etj.
Manifestimin “Kalimera poetike” e organizon Art- Club Ulqini, të cilin e përbëjnë krijues dhe intelektualë nga Ulqini, dhe ka për synim promovimin e kulturës, artit, letërsisë dhe shkencës shqiptare në Mal të Zi.