“Këta hapa janë vërtet të vegjël dhe nuk duhet të pritet që shpejt të arrihet zgjidhja, sado që ne për çdo temë kemi oferta konkrete, zgjidhje konkrete”, ka thënë shefi i delegacionit serb për bisedime me Prishtinën, Borisllav Stefanoviq.
Ai ka deklaruar pas kthimit nga dialogu i fundit në Bruksel se në çdo takim realizohet një përparim i caktuar, raporton Radio Beogradi. Stefanoviq ka shtuar se kështu ka qenë edhe në mbledhjen e fundit, ku kanë dominuar çështjet rreth lëvizjes së lirë.
Pala serbe ka paraqitur propozim detaj, me të cilin parashihet të rregullohet lëvizja e lirë, dhe i cili është plotësisht në pajtim me standardet ndërkombëtare, madje edhe para tyre, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se propozimet janë konkrete.