212 milionë euro janë derdhur në buxhetin e Kosovës vetëm në tre muajt e parë të vitit. 150 milion prej tyre janë mbledhur nga doganat e Kosovës ndërsa 62 milionë nga ATK-ja.
Drejtori i doganave Naim Huruglica është shprehur i kënaqur me të mbledhurat e doganave dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm atëherë do të përmbushen pritjet e Qeverisë ngase vetëm në 2 javët e para të prillit doganierët kanë arritur të mbledhin 30 milion euro.
Sipas Hurulglicës është rritur edhe eksporti në 20 % ndërsa importi 6. 6 %. Ai ka potencuar se doganat janë të vendosura të konfiskojnë çdo medikament që futet ilegalisht në kufijtë e Kosovës.