Nëse të huajt përmenden në Zvicër, mendohet se gjithmonë flasim për emigrantët. Por ka edhe nga ata që emigrojnë nga Zvicra. Rreth 750.000 zviceranë jetojnë jashtë vendit. Në votimet zvicerane ata mbajnë balancin në vend.
Cyrihu dhe Berna kanë më shumë qytetarë që jetojnë jashtë vendit. Vendet ku jetojnë më së shumti zvicranët jashtë vendit janë Franca, e ndjekur nga Gjermania dhe SHBA.
Vetëm rreth një në pesta zviceranëve jashtë vendit janë regjistruar për të votuar. Zviceranët jashtë vendit, rreth 60 për qind kanë një diplomë universitare, të tilla si Instituti gfs.berne vuri në dukje disa vite më parë. Shumë prej tyre për shkaqe profesionale ose për një studim gjenden jashtë vendit, përcjell albinfo.ch.