Edhe përkundër faktit se ka zhvilluar vetëm një ndeshje me Arsenalin, Granit Xhaka tashmë ka hyrë në zemrën e tifozëve. Disa të tillë këndojnë për Xhakën dhe luteshin që ai të shënojë gol që në ndeshjen debutuese me Arsenalin, shkruan albinfo.ch.
Xhaka nuk e bëri këtë, por bëri diçka më të bukur, tregoi klasin e tij duke u shpallur në fund lojtari i ndeshjes. Ai mori edhe lëvdata nga trajneri i bashkëlojtarët e tij, por edhe nga tifozët që e vlerësuan paraqitjen e tij si shumë të mirë.
Graniti është njëri ndër futbollistët më të mirë në Përfaqësuesen e Zvicrës, derisa u transferua në Arsenal për 45 milionë euro nga Borussia Moenchengladbach. Tifozët presin shumë nga ai.