Granit Xhaka është shprehur i lumtur me debutimin te Arsenali. Ai e ka përshkruar ndeshjen e parë në faqen e tij në “Facebook”.
“Ndeshja e parë. Çfarë ndjenje”, shkroi Xhaka në “Facebook”. Paraqitja e tij u lavdërua edhe nga trajneri Arsene Wenger, por edhe nga tifozët e Arsenalit që e kanë zgjedhur lojtarin e ndeshjes kundër Yjeve në Amerikë.
Xhaka hyri në pjesën e dytë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë, duke dhuruar shumë topa për bashkëlojtarët, derisa edhe tifozët e Arsenalit ishin shumë të kënaqur me paraqitjen e tij.
23-vjeçari kaloi në Arsenal nga Borussia Moenchengladbach për 45 milionë euro. Graniti është lider edhe te Përfaqësuesja zvicerane.