Kabineti Qeverisës ende nuk dihet se kur do të kompletohet. E për këtë nuk ka qenë në gjendje të jap edhe ndonjë datë as zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi.
Ai ka thënë se një gjë e tillë pritet të bëhet së shpejti duke përfshirë këtu të plotësohen edhe postet e zëvendësministrave. Por, ka theksuar se për askënd nuk do të ketë garantim se do t’i kenë pozitat deri në përfundim të mandatit. Sa i përket ndarjes së posteve me partnerin qeverisës, AKR-në, Kuçi ka thënë se është çështje që do të negociohet.
Ai ka folur edhe për kompetencat që u takojnë gjashtë zëvendëskryeministrave duke thënë se me miratimin e rregullores janë të ndara edhe kompetencat e tyre.