Dy nga tre kosovarët që u vranë javën e kaluar në sulmin terrorist në Munih, do të varrosen sot në vendlindjet e tyre në Kosovë. trupat e pajetë të Diamant Zabërgjës 21 vjeçar dhe Armela Segashit 14 vjeçe, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, respektivisht të Vushtrrisë.
Diamant Zabërgja 21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë, ndërsa viktima tjetër e sulmit të tmerrshëm në Munih, Armela Segashi 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës në orën 17:00.
Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Mynih të Gjermanisë, nga gjermano-iraniani Ali Sonoboly i cili përveç tyre vrau edhe 6 persona dhe plagosi 26 të tjerë. Me rastin e kësaj tragjedia Kosova të dielën ka mbajtur ditë zie, ndërsa nën organizimin e Ministrisë së Diasporës, qytetarët kanë nder qirinj në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ndryshe, Diamant Zabërgja ishte djali i hasretit i kësaj familje. Ndërsa për vitamine tretë Sabina Sulaj, nuk është dhënë asnjë informacion, rreth varrimit.