Ndër vendet më të rrezikuara në Evropë janë Gjermania, Franca, Turqia, Belgjika dhe madje edhe Mbretëria e Bashkuar, derisa vendet si Islanda, Republika Çeke, Hungaria, San Marino dhe Zvicra, konsiderohen si vende të qeta. Ndërsa vendet ballkanike konsiderohet relativisht të qeta.
Kështu konsideron Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe në raportin e publikuar sot. Aty jepet një hartë e Evropës, në të cilën vendet janë të ndara në katër kategori, në bazë të nivelit të rrezikshmërisë dhe terrorizmit që i kërcënon ato, me ngjyrë të kuqe, të portokalltë të verdh dhe të gjelbër
Territoret e shënjuara me ngjyrë të kuqe, shfaqin shkalën më të lartë të rrezikshmërisë ndaj terrorizmit, ku gjithashtu paraqiten pjesët e Evropës “që janë objektiva të parapëlqyer” për sulmuesit. Në këtë grup, siç shkruan Telegrafi, futen Britania e Madhe, Turqia, Belgjika, Gjermania, Franca, Spanja dhe Rusia.
Vendet e shënjuara me ngjyrë portokalli, futen në grupin e vendeve ku shkalla e aktiviteteve terroriste është paksa më e ulët. “Pjesën e portokalltë nga Evropa” e përbëjnë Austria, Azerbajxhani, Bosnja e Hercegovina, Qipro, Danimarka, Greqia, Italia, Kazakistani, Maqedonia, Holanda, Suedia dhe Ukraina, njofton Telegrafi.
Vendet e shënjuara me ngjyrë të verdhë, kanë nivelin tejet të ulët të shkallës së aktiviteteve terroriste, ku bën pjesë Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kroacia, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu, Monako, Mali i Zi, Norvegjia, Portugalia, Rumania dhe Sllovakia.
Ndërsa vendet e shënjuara me ngjyrë të gjelbër që përbëjnë “oazën e paqes” në Evropë janë Andorra, Armenia, Çekia, Estonia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Malta, Moldavia, Polonia, San Marino, Sllovenia dhe Zvicra. Pra këto shtete janë më së paku të rrezikuara nga terrorizimi.