Me moton „ART AFTER WORK“, kunstacademy.gallery që është një portal i studentëve të Akademisë së njohur të Arteve në Dyseldorf, u ofroi dashamirëve të artit në kryeqytetin e Landit të Nordrhein-Westfalen-it një ekspozitë interesante.
Autorët e këtyre punimeve ishin studentë të zgjedhur të Akademisë të cilët patën rastin të tregojnë talentin e tyre në lami të ndryshme të artit, bën të ditur albinfo. Pjesë e kësaj ekspozite, si edhe në eksp
ozitat e kaluara të Akademisë, ishte edhe studentja shqiptare Xheni Çuni e cila u prezantua me disa fotografi të saj.
„Është nder të jesh pjesë e kësaj ekspozite ku krahas kolegëve të mi kam rastin të prezantoj punimet e mia“ flet studentja nga Fieri fotografitë e së cilës edhe kësaj radhe u pritën shumë mirë në ekspozitën që mbylli dyert të dielën e kaluar. Shumë shpejt Xheni Çuni planifikon një qëndrim në Shqipëri, shkruan albinfo.ch.
„Dua të dokumentoj vendin tim, natyrën e tij e posaçërisht bashkëkombësit e mi“, përfundon artistja e talentuar Çuni cila në Shqipëri planifikon edhe një prezantim të punimeve të saj.

