Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë të ditur se është identifikuar një shtetase e Kosovës e plagosur nga sulmi në Mynih të Gjermanisë.
Sipas MPJ-së, ajo është Lumnije Azemi.
“Përfaqësuesit e policisë gjermane, përmes komunikimit zyrtar me autoritetet e shërbimit diplomatik dhe konsullor të Republikës së Kosovës në Mynih, kanë njoftuar se në mesin e të plagosurve janë edhe tre shtetas tjerë sipas tyre aktualisht me status të panjohur të shtetësisë. Ata janë Mirsad Jovanovic dhe Benet Adili, kurse Lumnije Azemi e datëlindjes 20.04.1972 është shtetase e Kosovës”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.