Aktorja e re austro-zvicerane Miriam Stein, në Berlin është shpërblyer me Çmimin e talentëve të rinj „New Faces Award“.
Aktorja 22-vjeçare e ka bindur jurinë me rolin e saj të Lotte Buff së re në filmin „Goethe“.
Për rolin e saj si fëmijë refugjat kosovar, ajo kishte marrë edhe Çmimin e Televizionit gjerman në vitin 2001, në filmin „Vajza nga e panjohura“.
Çmimi „New Faces Award“ jepet nga e ilustruara gjermane „Bunte“.