Në sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në një qendër tregtare në Munih të Gjermanisë, kanë mbetur të vdekur edhe tre shqiptarë. Njoftimin për humbjen e jetës së tre të rinjve shqiptarëështë bërë nga familjarët e tyre të cilët dhimbjen e kanë shprehur përmes rrjetit social.
Viktimat e deritashme shqiptare janë: Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabergja.
Për vdekjen e Armela Segashit nga Podujeva ka lajmëruar vëllai i saj, Arbnor Segashi, ndërkohë pak orë më parë edhe Naim Zabergja, babai i Dijamanit, njoftoj për ikjen nga kjo jetë të djalit të tij të vetëm.
“Më pikëllim të thellë njoftoj farefisin, miqtë dhe shokët se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeçar, u vra dje në Minhen nga dora terroriste”, ka shkruar ai, përcjell “albinfo.ch“.
Siç është bërë e ditur deri më tash numri i të viktimave ka arritur në 10-të të vrarë dhe një numër i panjohur të plagosurish

