Pep Guardiola zhvilloi ndeshjen e parë kundër ish-skuadrës së tij, Bayern Munich, derisa tani drejton Manchester Cityn. Këto dy skuadra u takuan në një miqësore, ku fitore shënoi skuadra gjermane me rezultat 1:0, shkruan albinfo.ch.
Ozturk realizoi golin e vetëm të fitores në minutën e 76-të. Por, e rëndësishme është se në këtë ndeshje luajtën tre futbollistë kosovarë.
Për Cityn në minutën e 56-të dhe të 66-të u inkuadruan dy kosovarët Bersant Celina dhe Sinan Bytyqi. Atyre iu është dhënë rasti nga Guardiola të dëshmojnë aftësitë që kanë në turneun në Amerikë.
Ndërkohë, për Bayernin në pjesën e dytë u aktivuzua Meriton Shabani, për të cilin ishte ndeshja e dytë te Bayerni. Ai është vetëm 17-vjeçar.