Një bashkatdhetarë nga Komuna e Malishevës që jeton dhe punën në Zvicër i ka sjellë në Kosovë më shumë se 50 karroca për persona të hendikepuar. Sipas një njoftimi, bashkatdhetari Bashkim Shala, ia ka dhuruar këtë donacion Qendrës së “Handikos”-it në Malishevë.
Shala ka sjellë 51 karroca për personat me nevoja të veçanta, citon IO.
Koordinatorja e “Handikos”-it në Malishevë, Feride Hoxha, e ka falënderuar mërgimtarin për këtë donacion shumë domethënës.
“Këta persona për të parë dritën e diellit ju duhet të lëvizin, të dalin jashtë mureve të shtëpisë dhe shumë prej këtyre personave kjo po u mundësohet nga ky mërgimtar, i cili i ka blerë dhe sot po ju dhuron karrocat atyre që kanë më së shumti nevojë”, tha deklaruar Hoxha për mediat lokale.
Këtë donacion të mërgimtarit e ka përshëndetur edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.