Kryeministri francez, Manuel Valls, tha se vendi i tyre ka nevojë të shfaqë solidaritet dhe qetësi.
“Franca është goditur edhe njëherë me 14 korrik, ditën e festës sonë kombëtare”, tha ai.
Kryeministri ndër të tjera ka shtuar se sulmuesi ka dashur të dëmtojë qëllimisht idenë e bashkimit kombëtar. Gjithashtu, ai sot tha se vendi do të mbajë tri ditë zie duke filluar nga 16 korriku.
Sulmi la të vdekur të paktën 84 persona në qytetin e Nisës.
Ky mesazh u përcoll edhe nga presidenti Fransua Hollande, i cili tha se do të valëviten flamujt për hir të viktimave.
Politikanët dhe udhëheqësit anembanë botës reaguan pas sulmit terrorist, i cili ndodhi të enjten në mbrëmje në qytetin e Nicës, duke i shprehur ngushëllime Presidentit dhe popullit të Francës.