Skip to content

Plaçkitje, si nëpër filma, në një qendër tregtare në Cyrih

Hajnat kanë depërtuar në qendrën tregtare “Glattzentrum” në Cyrih me një shkallë dhe litar, duke arritur në katet e shitoreve të shitjes. Qëllimi i tyre ishte një dyqan që merrej me shitjen e orëve të shtrenjta dhe stoli ari. Policia kantonale e Cyrihut ka konfirmuar se sulmuesit e panjohur depërtuan përmes çatisë prej xhamit në […]

Hajnat kanë depërtuar në qendrën tregtare “Glattzentrum” në Cyrih me një shkallë dhe litar, duke arritur në katet e shitoreve të shitjes. Qëllimi i tyre ishte një dyqan që merrej me shitjen e orëve të shtrenjta dhe stoli ari.

Policia kantonale e Cyrihut ka konfirmuar se sulmuesit e panjohur depërtuan përmes çatisë prej xhamit në qendër të qendrës tregtare.

Një këtë dyqan raportohet se janë vjedhur gjësende në vlerë prej 100.000 frangash, transmeton albinfo.ch.

Pastaj ata u larguan në drejtim të panjohur. Për menaxherët e qendrës së njohur tregtare “Glattzentrum” është incidenti i parë i këtij lloji.