Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi dhe ambasadorja e re e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schuet.
Marrëveshja parashikon një fond prej 41.4 milionë eurosh në mbështetje të projekteve zhvillimore në Shqipëri.
Sipas mediave në Tiranë, Peleshi në fjalën e tij vlerësoi kontributin gjerman për Shqipërinë, i cili përllogaritet në më shumë se 1 miliard euro në 20 vjet bashkëpunimi.
„Sot firmosëm protokollin dyvjeçar të bashkëpunimit për zhvillim që i ka shtuar kontributit gjerman përmes bashkëpunimit shqiptaro-gjerman të 25 vjetëve edhe 41.5 milionë euro të tjera. Në total gjatë 25 vjetëve kontributi gjerman shkon në më shumë se 1 miliard euro dhe për këtë jemi mirënjohës”, tha Peleshi.
Ambasadorja e re gjermane, Susanne Schuetz, tha se bashkëpunimin mes dy vendeve shihet si pjesë mjaft e rëndësishme e bashkëpunimit në tërësi me Shqipërinë, në rrugën e saj drejt BE-së.