Kuvendi i Kosovës me shumicë votash miratoi iniciativën që 5 shtatori të shpallet Ditë e Bamirësisë në Kosovë, në shenjë të nderimit të humanistës së madhe shqiptare Nëna Terezë. Kjo iniciativë ishte propozuar nga kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli një vit më parë.
“Kjo në fakt ka qenë premtim dhe iniciativë ligjore e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri veseli, e bërë në shtatorin e vitit të kaluar në koncertin i cili u mbajt në Katedralen e Prishtinës ku edhe u intonua për herë të parë himni i Nënë Terezës. Siç është paralajmëruar ky himn do të intonohet përsëri me 5 shtator në Vatikan, ditën edhe ku formalisht bëhet shenjtërimi i Nënë Terezës nga Selia e Shenjtë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.