Premitë e sigurimeve shëndetësore do të rriten vitin e ardhshëm për rreth 4 deri 5 për qind. Këto të dhëna janë bërë publike nga Federata e arkave të sigurimit shëndetësor Santésuisse.
Janë tri arsye që kanë shtrenjtuar premitë e sigurimeve shëndetësore. Njëri prej shkaktarëve është se zviceranët kanë shpeshtuar vizitat te mjeku. Së dyti, ngase pacientët vizitojnë më shumë mjekë. Dhe së treti, vizitat e mjekut do të jenë më të shtrenjta.
Drejtori Santésuisse, Verena NOLD thotë se kostot dhe rritja e premive do të jetë përafërsisht si në vitet e fundit.
Sipas “Santésuisse” rritja e premive në kantone rurale do të jetë më e madhe. Detajet do të bëhen publike në vjeshtë.