Prokuroria e Solothurnit ka konfirmuar identitetin e të vrarit në Winznau.
Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Jan Lindenpütz, ka bërë të ditur për 20min se bëhet fjalë për kosovarin Arben Gashi me origjinë nga Nekoci i Drenasit, përcjell albinfo.ch.
“Viktima është Arben G. nga Kosova. Mosha, motivi dhe detajet tjera për rastin janë duke u hetuar”, ka deklaruar zëdhënësi i kësaj prokurorie, Jan Lindenpütz.
Po ashtu bëhet e ditur se Gjykata i ka caktuar 3 muaj paraburgim italianit që dyshohet se vrau të hënën kosovarin Arben Gashi në banesën e tij në Winznau.
Gazeta Express në Prishtinë ka publikuar rrëfimin e babait të viktimës, i cili mendohet të jetë vrarë gabimisht nga italiani..
Të hënën, 32 vjeçari Arben Gashi është vrarë me tre plumbat nga një i dyshuar italian në komunën e Winznaut, Solothurn.