Një azilkërkues 19-vjeçar afgan është mbytur në lumë në Laufenburg AG, të martën në mbrëmje. Trupi i tij është gjetur të mërkurën afër termocentralit Laufenburg.
I ndjeri bashkë me 2 bashkatdhetarët et ij ishin duke freskuar në mbrëmje në lumin Rajna. Azilkërkuesit nuk dinin not dhe mezi shpëtuan, ndërsa ai kishte mbetur i humbur, pavarësisht një operacion të kërkimit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë kantonale në Aargau për «Aargauer Zeitung», përcjell albinfo.ch.
Swiss Life-Saving Society (SLRG) kishte tërhequr vërejtjen se vera e nxehtë e 2015-ës kishte marrë jetën e një numri të konsiderueshëm të turistëve dhe azilkërkuesve nëpër Zvicër. SLRG ka përkthyer rregullat për qasje në pishina dhe lumenj në gjuhë të ndryshme – duke përfshirë arabisht dhe somalisht.
Këtë vit edhe gjashtë gjuhë të tjera janë ofruar në qendrat e azilit dhe mund të shkarkohet nga interneti.