Me fillimin e pushimeve të verës fillojne edhe kolonat e gjata të autojmeteve në Gotthard.
“Evropa ngadalë shkon në pushime, dhe se kjo do të vërehet në ditët e ardhshme”, thotë Jessica Ladanie nga VIASUISSE, përcjell albinfo.ch. “Këtë fundjavë tashmë presim bllokimet e para disi më të gjata të trafikut.”
Kolonat do të nisin kryesisht në hyrjen veriore dhe jugore të tunelit Gotthard.
Por edhe në A13 nëpërmjet tunelit San Bernardino, e njohur si rrugë alternative mund të ketë kolona të gjata automjetesh.
Sipas Viasuisse mund të këtë fundjavë kolona që do të shënojnë gjatëse deri 10 kilometra, e cila korrespondon me kohën e pritjes prej rreth dy orë.
Pritjet vijnë kryesisht për shkak të pushimeve që kanë filluar në disa vende të Gjermanisë, në krahinat e Holandës dhe disa kantone zvicerane që fillojnë pushimet këtë fundjavë.