Selin Gören është një aktiviste e zellshme majtiste gjermane, me prejardhje turke. Ajo jeton në Mannheim dhe është zëdhënëse e rinisë së Partisë së Majtë, e njohur si parti që përfaqëson vlera radikale nga e majta, gjegjësisht nga koha e DDR-së.
Gören gjatë gjithë kohës ka qenë shumë aktive për mikpritjen e refugjatëve, madje ka qëndruar në krye të disa aksioneve ku u është ofruar refugjatëve strehim.
Por, ajo që i ka ndodhur gruas 24 vjeçare në janar të këtij viti, e ka kthyer përmbys tablonë të cilën Selin e ka përfaqësuar tash sa vjet: ajo është përdhunuar pikërisht nga disa refugjatë arabë.
Gören është bërë temë në mediat gjermane për faktin se fillimisht nuk ka treguar se ka qenë viktimë e përdhunimit por vetëm e vjedhjes. Dhe këtë e ka prezantuar se ia kishin bërë të rinj “gjermanë dhe të huaj”. Vetëm pasi e ka bindur i dashuri i saj, ajo ka shkruar sërish në polici dhe e ka treguar të vërtetën.
Megjithatë më vonë ajo e ka kritikuar si të sëmurë psikike një grua që sipas saj ka simuluar përdhunimin nga migrantët.