Pas referendumit për braktisjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, Banka Nacionale e Zvicrës ka blerë valuta të huaja për të stabilizuar frangun zviceran. Kështu tregojnë statistikat e depozitave të publikuara nga Banka Nacionale, përcjell albinfo.ch.
Depozitat pa afat janë depozitat e bankave vendëse me Bankën Nacionale. Kjo u rrit me më shumë se 6 miliardë franga zvicerane. Nëpërmjet këtyre llogarive trajtohen ndërhyrjet e këmbimit valutor.
Ky zhvillim është, sipas analistëve, një tregues nëse dhe sa Banka Nacionale e Zvicrës ka ndërhyrë në tregun monetar.