Një hetim është hapur për të kuptuar arsyet si dhe rrjedhën e kesa ngjarjeje. Në fillim, policia kishte pretenduar të jetë në kërkim edhe të dyshuarve të tjerë.
Për arsye të hetuesisë, organet e rendit nuk kanë zbuluar ndonjë informacion në lidhje me viktimën, apo me autorët e dyshuar, është thënë nga zëdhënësi i policisë kantonale të Solothurn-it, Thomas Kummer.
Sipas dëshmive të ndryshme, të raportuara nga mediat, dy persona janë parë pas të shtënave duke braktisur shtëpinë ku ka ndodhur incidenti.