Në raundin e dytë të bisedimeve të drejtpërdrejta në delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit, me ndërmjetësim të përfaqësuesve të BE-së, do të debatohet për kthimin e librave amë që Serbia i ka marr nga Kosova, pastaj të rregullohet çështja e vulave doganore, si dhe furnizimi me rrymë i Kosovës, sidomos i enklavave serbe nga ana e rrjetit energjetik të Serbisë.
Shefi i ekipit serb në këto bisedime Borislav Stefanoviq ka thënë se për Prishtinën aktualisht asnjë propozim nuk është i pranueshëm. Ai nuk mendon se në fund të korrikut do të arrihet ndonjë një marrëveshje.
Udhëheqja e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zëvendësministrja Edita Tahiri ka thënë se pret vazhdimin e bisedimeve për çështjet që janë iniciuar në takimin e parë.
“Ne kemi lejuar importimin e mallrave nga Serbia e Serbia nuk lejon hyrjen mallrave të Kosovës, madje as transitin e mallrave të Kosovës për në destinacione të tjera. Prandaj është me shuam rëndësi që Serbia të njohë vulën e Republikës së Kosovës. Po kështu është edhe me librat amë. Ato duhet të kthehen.
Ne i kërkojmë libra origjinalë të marrë gjatë luftës, ndërsa pala serbe ka propozuar që të ktheje vetëm kopjet. Ka pasur njëfarë përparimi, kemi krijuar një komision miks që e udhëheq EULEX-i e cili do të verifikojë saktësinë e kopjeve dhe të origjinalit dhe mendoj se në rundin e dytë do të arrihet një marrëveshje rreth kësaj çështjeje”, ka thënë Tahiri.