Skip to content

Zviceranët, 21 kg. djathë për kokë banori

Zvicerani mesatar gjatë vitit 2010 ka ngrënë 21 kilogramë djathë, që është pak më shumë se një vit më parë. Në vendin e njohur për prodhimin e shumë llojeve të djathërave cilësorë, rreth një e katërta e djathit të ngrënë ka qenë me prejardhje të huaj. Me këtë, importi i djathit është rritur për 5 […]

Zvicerani mesatar gjatë vitit 2010 ka ngrënë 21 kilogramë djathë, që është pak më shumë se një vit më parë.

Në vendin e njohur për prodhimin e shumë llojeve të djathërave cilësorë, rreth një e katërta e djathit të ngrënë ka qenë me prejardhje të huaj. Me këtë, importi i djathit është rritur për 5 për qind krahasuar me vitin 2009, bën të ditur televizioni SF.

Rreth një e treta e sasisë së djathit të konsumuar nga zviceranët ka qenë djathë i freskët dhe gjizë.

Ndërsa nga markat e njohura të djathërave zviceranë më së shumti është shtuar konsumimi i djathit të tipit Emmentaler. Ky djathë është konsumuar për një të katërtën më shumë se në vitin pararendës, bëjnë të ditur prodhuesit zviceranë të qumështit dhe djathit.