Bazuar në matjet meteorologjike, sot, e mërkurë, rrezatimi radioaktiv nga Japonia, mund të mbërrijë për herë të parë në Zvicër.
Përkundër kësaj, ekspertët e “SF Meteo” thonë se nuk ka vend për shqetësim. Sipas tyre, është e tepërt të flitet për një “re radioaktive”.
Edhe Zyra Federale për shëndetësi thotë se gjendja nuk paraqitet e rrezikshme. Sipas kësaj të fundit, rrezatimi që mbërrin sot në Zvicër ka burimin në gazin Xenon, që është një beta-rrezatues relativisht i parrezikshëm.
Përveç kësaj, vlerat e tij të paralajmëruara janë kaq të ulëta sa që nuk përbëjnë asfarë rreziku për shëndetin e njerëzve.
Megjithatë Zyra për Shëndetësi, duke filluar nga sot do të bëjë matjen e rrezatimeve në ajër, shkruan në portalin drs.ch.
Sipas saj, nuk mund të parashihet nëse në kuadrin e rrezatimeve që do të vijnë do të ketë ose jo cäsium dhe jod, që konsiderohen si shumë më të rrezikshëm se sa xenoni.