Komuna e Meyrinit, çdo vit për të gjithë ata që dy javët e para të korrikut gjenden në Gjenevë, në bashkëpunim me shoqatat e ndryshme, organizon aktivitetin interkulturor tani tradicional Meyrin les Bains që fillon nga 4 korriku.
Rrethi Shqiptar – Mejrinas, kësaj radhe, bashkë me Shoqatën interkulturore AMIC (Eritreene dhe Etiopiane) e prezentuar nga CEFAM-i, ju ofron një mbrëmje me muzikë të lehtë shqiptare nga grupi Ilirët e Lozanës dhe muzikë eritrene me grupin Mesop Band.
Gjatë mbrëmjes do të keni kënaqësinë të shijoni edhe specialitete shqiptare e eritreene me çmime të volitshme.
Ejani pra të martën më 5 korrik 2016 duke filluar nga ora 18 e 30 mbrapa qendres komerciale të Meyrinit dhe kaloni një mbrëmje të këndshme bashkë me ne!
Bashkangjitur e keni informimin në PDF.
Agim Paçarizi, kryetar
Rrethi Shqiptar- Mejrinas
Meyrin, Gjenevë
P.S. Përfaqësues të shoqatave, ju lutemi njoftojeni antarësinë tuaj. Ju falemnderit