Pasi që të dy pjesët shtesë përfunduan pa gola, ndeshja Zvicër – Poloni u desh të vazhdojë me gjuajtje të penalltive. Zvicra gjatë tërë kohës ka qenë superiore ndaj Polonisë por sfida e penalltive është shumë e rëndë për Nati-n pasi që shënimi nga penalltitë është më shumë çështje fati.
Kështu edhe doli: Zvicra dështoi një gol ndërsa Polonia asnjërin kështu që ajo fitoi 6:5 duke e siguruar kalimin në çerekfinale. Granit Xhaka ishte ai që e humbi golin nga penalltia.
Për Zvicrën kështu ka marrë fund Kampionati Evropian 2016.