Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto ka qenë i prerë kundër idesë së ndryshimit të kufijve, duke thënë bashkimi midis shteteve apo ndryshimi kufijve është e dëmshme për vendet e Ballkanit.
“Bashkimi i Kosovës me Shqipërisë duhet të bëhet vetëm në BE”, ka thënë sot Haxhinasto pas takimit që pati në Prishtinë me homologun e tij nga Kosova, Enver Hoxhaj.
Shefi diplomacisë së Kosovës ka thënë se gjatë takimit me Haxhinaston kanë biseduar për një angazhim të përbashkët për rritjen e numrit të njohjeve të për Kosovë. Hoxhaj ka falënderuar liderët shtetërorë në Shqipëri për angazhimet që kanë lidhur me njohjet e Kosovës.
Ndërkohë, Haxhinasto është takuar me kryeministrin Hashim Thaçi, ndërsa gjatë ditës do të ketë takim edhe me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe me drejtues të LDK-së, Vetëvendosjes dhe AAK-së.
Nesër Haxhinasto do të takohet me presidentin Behgjet Pacolli dhe do të vizitojë Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.