Centrali Bërthamor “Mühleberg” mund të jetë duke i numëruar ditët e fundit të jetës së tij. I ndërtuar që në vitin e largët 1972 ky central i Bernës ka mundësi të tërhiqet nga rrjeti energjetik. Kështu ka deklaruar në televizionin publik Zviceran SF1 drejtori i Inspektoratit Federal Büerthamor (ENSI), Hans Wanner. ENSI do të analizojë zhvillimet në Japoni, të bëjë vlerësimin e tyre dhe pastaj eventualisht të ngrejë kriteret e sigurisë. Pyetjes nëse pas kësaj, centralet e vjetra si ai Mühleberg mund të shkyqen nga rrjeti, Wanner i është përgjigjur se “kjo është gjithsesi e mundshme”. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e centraleve atomike të Zvicrës në Bernë kanë deklaruar: “Po ndjekim me shqetësim të madh zhvillimet në Japoni dhe po shqyrtojmë masat që kanë të bëjnë me rastet e tërmeteve. Të dhënat e nxjerra nga kjo mund të hyjnë në planet tona për centralet tjera eventuale nukleare”, thuhet në komunikatën e qendrës së centraleve nukleare. Lidhur me sigurinë e centralit Mühleberg ata thonë se kur është ndërtuar ai, përllogaritjet janë bërë duke e marrë për bazë një tërmet të madh që ka ndodhur në Bazel 600 vjet më parë. Tipi i reaktorit në Mühlberg është i njëjtë me atë të centralit japonez Fukushima.
Frika e “përsëritjes së Japonisë” mbyll centralin Mühleberg?
0 Likes
0 Share
Central Mühleberg i Bernës, i ndërtuar në vitin 1972 ka mundësi të tërhiqet nga rrjeti energjetik