Edhe pse sezoni turistik tashmë ka filluar, hotelet kroate ende nuk kanë gjetur 30.000 punëtorët e tyre sezonalë, të cilët janë të nevojshëm për të punuar këtë vit.
Në bazë të rrethanave, të cilat rregullojnë tregun e punës, rregullativës ligjore dhe sistemit arsimor, situata në vitin 2017 do të jetë alarmante, paralajmërojnë hotelierët, shkruajnë mediat kroate, përcjell albinfo.ch.
Ata kërkojnë futjen e të ashtuquajturit model slloven të punës për importin e punëtorëve nga vendet jashtë BE-së, në përputhje me nevojat aktuale dhe kuotat të jenë të përcaktuara çdo vit.