Granit Xhaka është zgjedhur për herë të dytë me radhë lojtari më i mirë i ndeshjes. Ai ishte sërish më i miri në fushë, derisa Përfaqësuesja e Zvicrës mori një pikë me Rumaninë, shkruan albinfo.ch.
Mesfushori i Arsenalit, ka folur pas ndeshjes me Rumaninë, ku Zvicra barazoi 1:1. “Duam të fitojmë kundër Francës. Ata janë favorit. Ne nuk kemi frike nga ta”, ka thënë Xhaka.
Zvicra ndeshjen e fundit e zhvillon kundër Francës, ku do të diskutohet për kreun e grupit, derisa takimi tjetër është Shqipëri-Rumani. Takimet zhvillohen të dielën nga ora 21:00.