Dy dasma të mëdha do të ndodhin në Gostivar gjatë muajit korrik, shkruajnë mediat shqiptare nga Maqedonia, përcjell albinfo.ch.
Sulmuesi Admir Mehmedi, i cili luan me Përfaqësuesen e Zvicrës dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i cili luan me Gjermaninë, kanë vendosur që t’i japin fund beqarisë, menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Francë.
Mediat bëjnë me dije se të dytë kanë caktuar dasmat e tyre në një prej restoranteve më luksoze në Gostivar. Memedi ka caktuar dasmën më 17 korrik, kurse një javë më vonë (24 korrik) është dasma e Mustafit.
E dashura e Shkodran Mustafit është nga Struga, kurse ajo e Admir Mehmedit nga Gostivari. Pritet që në dasmat e tyre të marrin pjesë mysafirë të shumtë, mes tyre edhe emra të njohur nga fusha e sportit.