Zvicra mbështet rritjen e transparencës së qeverisjes lokale në Shqipëri, përmes një projekti që synon instalimin e një dialogu konstruktiv mes komunitetit dhe administratës bashkiake.
Ky projekt synon të përmirësojë shërbimet e ofruara nga administrata e Bashkisë së Vlorës për qytetarët përmes rritjes së aktivizimit të tyre në identifikimin e problematikave, trajtimin mediatik të tyre me pjesëmarrjen e ekspertëve në fushat respektive, instalimin e një dialogu konstruktiv mes qytetarëve, administratës bashkiake, përfaqësuesve të jetës akademike, biznesit, medias, sistemit juridik dhe shoqërisë civile, raportojnë mediat e Tiranës.
Në këtë kuadër, në një nga sallat e Pallatit të Kulturës “Labëria” u zhvillua prezantimi publik i projektit “Për një rritje të transparencës së qeverisjes vendore, i mbështetur nga ambasada e Zvicrës në Tiranë, përmes “LëvizAlbania”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, të jetës akademike, si dhe drejtues të qeverisjes vendore, mes të cilëve kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.
Gjithashtu, në këtë takim u theksua se projekti do të konkretizojë një nga synimet e tij për të përmirësuar shërbimet e ofruara nga administrata e bashkisë dhe instalimin dhe zhvillimin e një dialogu konstruktiv mes qytetarëve, administratës, përfaqësuesve të jetës akademike, biznesit, medias, sistemit juridik dhe shoqërisë civile.