Në stadiumin “Bollaert-Delelis” në Lens të Francës po zvillohet ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës.
Pak orë para fillimit të sfidës UEFA ka deklaruar se janë shitur të gjitha biletat për këtë ndeshje, ndërkohë që atmosfera e tifozëve kuqezi mbizotëron në rrugët e qytetit francez.
15:04 Në minutat e para të ndeshjes kalon në epërsi Zvicra me golin e mbrojtësit Schar, i cili realizuar golin me kokë, në minutën e 5-të.
15: 31 Një rast shumë të mirë për Shqipërinë. Sadiku sulmon ballë për ballë me portierin zviceran, por topi devijohet.
15:36 Karton i dytë i verdhë për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, i cili automatikisht duhet ta lëshoj takimin në Lens për shkak ndëshimit me karton të kuq, në këtë përballje me Zvicrën
Taulant dhe Granit Xhaka kanë tërhequr vëmendjen e publikut në Lens të Francës pasi janë përshëndetur me njëri-tjetrin gpara ndeshjes së madhe Shqipëri – Zvicër.
Formacioni zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Kukeli, Abrashi, Agolli, Lenjani, Xhaka, Roshi, Sadiku.
Trajner: De Biazi
Formacioni zyrtar i Zvicrës: Somer, lishtajner, Seferoviç, Xhaka, Brahimi, Rodrigez, Dezmaili, Mehmedi, Djourou, Schar, Shaqiri.
Trajner: Petkoviç




